Skip to content ↓

Pyetjet më të shpeshta

Më poshtë janë disa nga pyetjet më të shpeshta në lidhje me UWC dhe procesin e selektimit të UWC Kosova. Në qoftë se pyetja juaj nuk është përgjigjur më poshtë, mos hezitoni të na shkruani në e-mailin tonë info@ks.uwc.org

  1. Ku gjindet aplikacioni për UWC? Aplikacioni gjindet në këtë faqe tek seksioni i Konkursit.
  2. Kush ka të drejtë aplikimi? Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Kosovës që janë nxënës dhe gjatë kohës së aplikimit janë mbi moshën  16 vjeçare dhe nën moshën 18 vjeçare. 
  3. Kur është afati për aplikim?  Afati për aplikim është 31 Janar, 2024, në orën 23:59.
  4. A paraqet problem në qoftë se nuk jam i rrjedhshëm në gjuhën angleze? Në UWC shkollimi dhe komunikimi është në gjuhën angleze dhe natyrisht është përparësi e theksuar nëse jeni të rrjedhshëm në anglisht. Megjithatë, gjatë procesit të selektimit gjuha angleze nuk është kriter që mirret parasysh.
  5. Unë kam shtetësi të dyfishtë. Përmes cilit komitet nacional duhet të aplikoj? Ju mund të aplikoni në UWC vetëm përmes një Komiteti Nacional, pa marrë parasysh numrin e shtetësive që posedoni. Së pari duhet ta kontaktoni Komitetin Nacional në shtetin që jetoni sepse të gjitha Komitetet Nacionale kërkojnë që t’ju takojnë personalisht gjatë përzgjedhjes. E-mail adresa e Komitetit Nacional të Kosovës është: info@ks.uwc.org. Nëse Komiteti Nacional nuk mund të pranoj aplikacionin tuaj për ndonjë arsye, ju lutem kontaktoni Komitetin e shtetit tjetër pasaportën e së cilës posedoni. Nëse asnjëri nga Komitetet nuk e pranon aplikacionin tuaj atëherë kontaktoni UWC International Office për detaje dhe udhëzim të mëtutjeshëm.
  6. Si funksionojnë bursat e pjesshme? Për bursat e pjesshme të pranuarit duhet ta paguajnë vetë pjesën që nuk mbulohet nga bursa. Kolegjet e ndryshme kanë kosto të ndryshme, prandaj mund të ndodhë që 25% e kostos së një kolegji të kushtoj më lirë se 10% e një kolegji tjetër.