Skip to content ↓

UWC Maastricht, Holandë

Unë quhem Anila Buja dhe jam nxënëse në UWC Maastricht, në vitin e dytë dhe të fundit të kësaj eksperience. UWC për mua është dhe do të mbetet një ndër eksperiencat më të bukura të jetës sime. Eshtë një vend në të cilin të ofrohen mundësi të pafundme për të shprehur opinionet e tua, t’a preprezantosh kulturën tënde dhe të kontribuosh në komunitet. Në të njejtën kohë, është një vend në të cilin do të fitosh eksperienca të cilat do të të shërbejnë si person gjatë gjithë jetës.


Edhe pse sistemi arsimor në të cilin shkollohesh në UWC është një ndër më njohurit në bote, UWC është shumë më shumë se vetëm mësimi dhe klasët. Për mua është një eksperiencë e cila të pergatitë jo vetëm për shkollimin tënd personal, por për të gjitha aspektet jetësore. Duke qenë pjesë e UWC jam munduar ta shfrytëzoj në maksimum eksperiencën time këtu duke marrë pjesë në shumë aktivitete jashtë mësimore të cilat i bëj me shumë deshirë dhe pasion, aktivitete këto që e bëjnë këtë shkollë unike nga të tjerat. Këto aktivitete perfshijnë: të qenit lidere në klubin “Amnesty International”, lidere e grupit të volejbollit, lojtare e ekipit futbollistik të vajzave të shkolles, pjesë e ekipit organizues të konferencës për ambientin (YES Conference), studente përfaqësuese e javës së projekteve të shkollës, delegate në konferencën e MUNISH, pjesë e ekipit humanitar të Operation Smile dhe së fundi pjesë e ekipit të nxënësve që ofrojnë mbështetje dhe ndihmë për lëndë të ndryshme mësimore. Përveq kësaj, rrethi shoqëror që e kam krijuar në UWC është dhe do të mbetet një ndër aspektet më të bukura të kësaj eksperience. Jam shumë e lumtur dhe shumë me fat që kam mundësinë të takoj njerëz që vijnë nga të gjitha anët e botës, me të cilët kaloj pjesën më të madhe të kohës sime. Persona këta prej të cilëve mësoj shumë dhe në të njejtën kohë ndaj eksperiencat e mia duke përfaqësuar kulturën time çdo ditë të jetës time në UWC, të cilët definitivisht i shtojnë jetë kësaj eksperience. Për mua UWC është një eksperiencë e cila ta jep ‘brushën’ në duart tua dhe të takon ty ta ‘pikturosh’ ashtu siç do ti.