Kalo tek përmbajtja ↓

Çfarë është UWC?

UWC (United World Colleges) është lëvizje globale edukative që e bën edukimin forcë që bashkon njerëz, kombe dhe kultura për paqe dhe të ardhme të qëndrueshme.     

You have not allowed cookies and this content may contain cookies.

If you would like to view this content please

Në qendër të lëvizjes UWC është besimi se edukimi mund të sjellë së bashku të rinj me formime të ndryshme, por që nëpërmjet humanizmit të përbashkët, angazhohen me idenë që guximi, shembulli personal, dhe udhëheqja vetëmohuese mund të sjellin ndryshime në shoqëri. Për të arritur këtë qëllim, kolegjet dhe shkollat UWC nëpër të gjithë botën u ofrojnë një eksperiencë arsimore vetë-sfiduese dhe transformuese një grupi të zgjedhur të rinjsh të larmishëm, dhe i frymëzon këta të rinj të bëhen agjentë për ndryshim pozitiv, në bazë të vlerave kyçe të UWC:

  • Mirëkuptim ndërkombëtar dhe ndërkulturor
  • Vlerësim i lartë të larmishmërisë
  • Përgjegjësi personale dhe integritet
  • Dashamirësi dhe shërbim
  • Një ndjenjë idealizmi
  • Vetë-sfidim
  • Veprim dhe shembull personal

Sot, UWC ka 17 shkolla në 4 kontinente, pjesa më e madhe e të cilave përqëndrohen vetëm ne grupin e 16-19 vjecareve: një kohë në jetën e të rinjve kur energjia dhe idealizmi i tyre mund të udhëhiqet drejt empatisë, përgjegjshmërisë dhe dëshirës për të sjellë ndryshime në shoqëri gjatë gjithë jetës. Në këto shkolla studiohet programi i International Baccalaureate (IB), por duke theksuar rëndësinë e mësimit bazuar në projekte, shërbimit komunitar dhe aktiviteteve në natyrë.

Studentët e shkollave UWC përzgjidhen nga shtetet e tyre, në 155 shtete, nëpërmjet sistemit unik të komiteteve kombëtare.  Përzgjedhja bazohet në potencialin që të rinjtë demonstrojnë. Në përputhje me idenë e UWC që arsimimi nuk duhet të varet nga statusi shoqëror-ekonomik i studentëve, 70% e studentëve në dy vitet e diplomes IB përfitojnë ndihmë financiare të plotë ose të pjesshme, bazuar në nevojat e tyre.

UWC gjithashtu organizon programe arsimore të shkurta - të zhvilluara në kampuset e 17 shkollave dhe më tej - për të rritur numrin e njerëzve që mund të perjetojnë eksperiencën arsimore të UWC.

UWC  nxit një perkushtim jetëgjatë ndaj shërbimit në shoqëri, dhe deri më sot ka frymëzuar një rrjet botëror prej më shume se 60,000 ish-nxënësish që besojnë se është e mundur të ndryshojnë komunitetet ku jetojnë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.