Skip to content ↓

Kujdesi për Studentët

UWC ka një përkushtim të gjerë ndaj mirëqenies dhe mbështetjes të studentëve tanë, qofshin këto individuale apo në grup. Kolegjet UWC njohin rolin kyç që përkujdesi emocional dhe shpirtëror ka në komunitetet e UWC.  Duke sjellë studentë nga anë të ndryshme të botës së bashku si pjesë e qëllimit tonë kryesor për të nxitur diversitet, ne gjithashtu përpiqemi t’i mbështesim studentët ndërkohë që ata përballen me sfida si largimi nga atdheu, ndryshimi i gjuhës, përballja me një program akademik rigoroz e shumë të tjera. Çdo kolegj ose shkollë ka një skuadër vendase si pjesë e stafit, për të mbështetur mirëqenien e studentëve. Në këtë skuadër përfshihen: përgjegjës të konviktit, këshilltarë studentësh, rrjete mbështetëse me studentë, infermiere dhe konsulentë psikiatrik, specialistë shëndeti fizik, mendor dhe emocional brenda dhe jashtë rezidencës, drejtues të jetës rezidenciale, psikologë dhe psikoterapistë, e shumë të tjerë.  

Është e rëndësishme që studentët të marrin kohën e nevojshme për të reflektuar mbi rolet e tyre brenda shkollës ose komunitetit të kolegjit. Në rolet e tyre përfshihen: mendimi në mënyrë aktive mbi bashkëveprimin me të tjerë dhe marrja përsipër e përgjegjësisë për të krijuar një komunitet me baza respekti dhe lumturie. UWC në vetvete është ndërtuar nga një parim i thjeshtë: respekti ndaj të tjerëve dhe mirëqenia e studentëve. Kjo e fundit siguron që nëse studentët janë të lumtur, të sigurtë, qofshin këta studentë ditorë apo rezidencial, atëherë këta studentë janë në pozitë për të qenë të suskesshëm në klasë dhe në komunitet.

Në rezidencë, anëtarët e stafit mbi kujdesin emocional dhe mendor, mblidhen së bashku në mënyrë të rregullt për të siguruar një ambient të shëndetshëm për të jetuar, mësuar dhe punuar së bashku. Përgjatë vitit studentët kanë mbledhje dhe diskutime të rregullta në mënyrë që të inkurajojnë mbarëvajtjen e një komuniteti të shëndetshëm, si pjesë e rëndësishme e përvojës së UWC.