Kalo tek përmbajtja ↓

Aktivitete Bashkëkurrikulare

 

Confidence in effort, modesty in success, grace in defeat, fairness in anger, clear judgment even in the bitterness of wounded pride and readiness for service at all times.”

Kurt Hahn, Founder of UWC 

‘Kreativitet, Aktivitet, Shërbim’ (KAS) është vendosur gjithmonë në zemër të edukimit në UWC. Studentë të të gjitha grupmoshave inkurajohen të shkëlqejnë në mësim sikurse edhe jashtë tij, duke u angazhuar e treguar aktiv në një spektër të gjerë të aktiviteteve kreative, fizike, shoqërore e komunitare.

Secila shkollë dhe kolegj UWC ofron një rang të gjerë të aktiviteteve KAS – të drejtuara e iniciuara nga trupi pedagogjik e studentor.

Kreativitet 

Arte dhe eksperienca që përfshijnë mendim dhe veprim kreativ. Shembuj të kësaj pëfshijnë teatër, muzikë, histori arti, vizita kulturore, dhe kërcim.

Aktivitet

Aktivitet: ushtrime dhe sfida fizike. Disa shembuj përfshijnë ngjitje në shkëmbinj, kayaking, gupe vrapi, basketboll, dhe orientim, e shumë të tjera.

Shërbim

 

Një shkëmbim i papaguar dhe vullnetar  nga i cili studentët dhe komunitetet lokale të shkollave përfitojnë duke mësuar. Këto varjojnë shumë por, disa shembuj prej kolegjeve e shkollave tona përfshijnë mbështetjen e një kopështi lokal, zhvillimi i aktiviteteve në kampet e refugjatëve, përfshirja në aktivitete sportive e teatrale me njerëz me aftësi të kufizuara, mësimi i shkencës fëmijëve e të rriturve, punimi në një fermë organike në kampus, ofrimi i eksperiencave multikulturore për studentët e shkollave fillore lokale.

KAS demostron që një edukim në UWC nuk është thjesht një seri sfidash akademike por, një qasje për jetën: zhvillimi i shqetësimit dhe dhembshurisë për të tjerët. KAS bën të mundur që studentët të bashkojnë mësimin brenda ambienteve mësimore të klsave në kontekstet përkatëse. Duke bërë KAS një pjesë thelbësore të eksperiencës në UWC, studentët zhvillojnë aftësitë e tyre ndërpersonale përmes mësimit prej eksperiencave, zbarkimit në një udhëtim të zbulimit të vetvetes duke kapërcyer sfida personale, dhe ofron një ekuilibër ndaj ngarkesës akademike.

Sot, KAS është një prej tre elementëve thelbësor që ҫdo student duhet të përmbushë si pjesë e programit të tyre të International Baccalaureate Diploma, e cila është kurrikula që të  gjithë shkollat e kolegjet UWC kanë përshtatur për dy vitet e fundit të gjimnazit. Kur shkolla të tjera IB kërkojnë minimumin e kërkesave, UWC ka ndërmarrë drejtimin në këtë fushë dhe shkollat e kolegjet zhvillojnë më shumë KAS përgjatë një semestri se shkolla të tjera në një vit – e shumë prej studentëve të UWC shohin aktivitetet e tyre KAS si më thelbësoret në eksperiencat e tyre të UWC.