Kalo tek përmbajtja ↓

Kush jemi dhe çfarë bëjmë

UWC Kosova është përfaqësues zyrtar i United World Colleges në Kosovë. Ne jemi një nga mbi 130 komite të ngjashme nëpër botë, dhe synojmë që të sjellim në Kosovë vlerat e UWC si dhe të kontribuojmë në mundësimin e përvojës UWC për disa nxënës kosovarë me potencial të madh. 

Ne përbëhemi nga ish nxënës të UWC dhe veprojmë plotësisht vullnetarisht që nga themelimi i komitetit në vitin 2009. Komiteti ka dhjetëra anëtarë aktiv që çdo vit kontribuojnë gjatë procesit të selektimit, ku ne bëjmë përzgjedhjen e disa nxënësve që do të bëhen pjesë e kolegjeve UWC apo e kurseve të shkurta. 

Mund të na kontaktoni përmes emailit në info@ks.uwc.org ose përmes faqës tonë në facebook, twitter dhe instagram ku edhe mund të gjeni informata të reja mbi procesin e selektimit si dhe të njiheni më afër me lëvizjen, vlerat, dhe nxënësit tonë.